VIDEO/ Mbrëmje e çmendur, ish-sulmuesi i Partizanit i shënon dopietë AEK-ut në mes të Athinës

Aug 22, 2019 | 21:01
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, vijon të shkëlqejë me fanellën e turqve të Trabzonsporit. Ganezi ka arritur të realizojë dopietë në përballjen  e sotme që është duke u zhvilluar në Athinë, mes grekëve të AEK dhe Trabzonsporit.

Ekuban

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Livajës në minutën e 4-t, ndërkohë që turqit arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e parë, pas dopietës të shënuar nga ish-futbollisti i Partizanit në minutat 29 dhe 44.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura