VIDEO/ Mbledhja e opozitës në Elbasan, Basha flet me emra: Sejdini, Balla dhe Çelët treguan se…

SHPËRNDAJE

UPDATE/ Opozita e bashkuar ka nisur mbledhjen në qytetin e Elbasanit, me fjalën e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili edhe një herë ka denoncuar krimet që kanë ndodhur në këtë qytet.

Basha në fjalën e tij u shpreh se është Sejdini dhe Balla, që qeverisin me krimin qytetin e Elbasanit.

basha

Pjesë nga deklarata

Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, jo pak analistë e quajtën Elbasanin kryeqytet të krimit.

Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë që vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytete, në këtë vend, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore

Disa orë pas mesazheve tona nga Shkodra ditën e hënë kanë zbarkuar atje forcat policore si i instruktuan qeveritarët e falimentuar të dorëzuar para krimit, por rezultati është zero, e gjithë është shfaqje propagandistike. Kështu ishte në Elbasan, asnjë nga banditët që goditën shefat e policisë nuk është arrestuar, ndjekur penalisht, asnjë nuk është në burg.

Sot kjo peshore është zhvendosur në anën e krimit, është krimi që dikton, ja pse vendi po destabilizohet, Rama i dorëzon territorin krimin dhe po destabilizon vendin. Në më pak se 24 orë dy të rinj, 27 dhe 14 vjeç kanë humbur jetën në një nga qytetet më të vogla në Mamurras.

Elbasani ka dhe një simbolikë tjetër, se këtu është edhe gjeneza e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, Xibraka, fabrika e kokainës e çmontuar vetëm pas ndërhyrjes së partnerëve është çengeli që mban të varur Ramën përmes pjesëmarrjes direkte të Olsi Ramës vëllait të tij në një ndërmarrje të shtrirë nga Kolumbia për përpunimin e kokainës.

Përfshirja e tij u fsheh nga Tahiri dhe mbeten të fshehura për shkak të Fatmir Xhafës dhe shokut të Agron Xhafës, Ard Veliut, ja pse e sabotojnë komisionin hetimor.

Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’u treguar shqiptarëve se pse pa u çliruar nga krimi nuk do të ketë asnjë përparim domethënës dhe kjo ka të bëjë me çdo familje dhe fatin e shqiptarëve.

Bojkoti i Kuvendit/ Opozita, sot seancë në Elbasan. Në qytet, edhe Rama për…

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike do të bojkotojë edhe sot Parlamentin, për të qenë në Elbasan, qytet që, sipas demokratëve, njësoj si Shkodra dominohet nga bandat e lidhura me qeverinë.

selia pd

Në orën 10:00 grupet parlamentare të opozitës së bashkuar do të jenë në Elbasan në një tjetër seancë të jashtëzakonshme. Burime nga selia blu bëjnë me dije se opozita do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa bandat po terrorizojnë qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Takimi i opozitës së bashkuar do të mbahet në “Hotel Skampa” dhe në të do të marrin pjesë krahas deputetëve të PD-së edhe deputetët e partive të tjera opozitare në Parlament. Demokratët kanë vendosur të mbajnë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, për aq kohë sa nuk ka një reagim të fortë nga qeveria për ngjarjet e fundit kriminale.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi disa ditë më parë nga Shkodra se kufiri mes qeverisë dhe krimit është shuar dhe Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të botës së krimit.

“Kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpunoi haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një ‘no go zone’, si të ishim në një luftë ballkanike dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin. Situatën e kontrollon krimi i organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më! Nuk ka më Kryeministër! Kryeministër janë banditët! Ministër i Brendshëm janë banditët”, deklaroi kreu i PD-së.

TAKIMI

Por veç grupeve parlamentare të opozitës, në Elbasan në një tjetër takim do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me mësuesit e gjimnazeve “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në një tur në disa qytete të Shqipërisë, Kryeministri Rama ka shpërndarë libra falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Sipas Ramës, qeveria brenda mandatit të saj të dytë do të sigurojë libra falas për të gjithë fëmijët e sistemit të detyrueshëm. Ndërkohë, opozita ka akuzuar Ministrinë e Arsimit në lidhje me tekstet që po shpërndahen, duke ngritur pretendimin se ato nuk do të jenë falas, por duhet që të mos shënjohen nga fëmijët pasi do të kthehen sërish në fund të vitit shkollor.

PANORAMA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Jo vetëm more dokumentin, por shkarkove edhe drejtorin", Rama njofton live për zyrtarin e pushuar nga puna
Artikulli tjetërVIDEO/ Gazetari shpëton “për një qime”: Edhe qendra stërvitore mund të jetë e rrezikshme…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.