VIDEO/ Mbeti pa portier, shikoni “shpikjen” e Guardiolës te Mançester Siti

Nov 6, 2019 | 23:23
SHPËRNDAJE

Mançester Siti pati një mbrëmje tersi sonte, ku përveç barazimit me Atalantën, pati edhe një hall për portën.

uoker1

Portieri titullar, Ederson, i la vendin Klaudio Bravos në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë vetë Bravo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të, për një faull në fushë. Problemi qëndronte se Guardiola nuk kishte më portierë në stol.

uoker siti

Spanjolli vendosi që të fuste në fushë mbrojtësin Kajli Uoker nga stoli, dhe ai mori vendin e portierit. Edhe pse diçka e pazakontë, Uoker bëri pritje mjaft të rëndësishme, që në fund i siguruan një pikë “qytetarëve”.

uokerr

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura