VIDEO/ Mbërrijnë 100 tifozët e parë të Romës me traget, ja çfarë ndodh në portin e Durrësit

May 24, 2022 | 10:48
SHPËRNDAJE

Nesër, më 25 maj, Shqipëria dhe Tirana do të presë për herë të parë një finale europiane. Roma dhe Fejnord do të sfidohen në stadiumin “AIR Albania” për finalen e Ligës së Konferencës.

ro

“Panorama Sport” ka publikuar pamjet e para të mbërritjes së 100 tifozëve të Romës me traget në portin e Durrësit ku edhe gjatë orëve në vijim priten të zbarkojnë edhe mijëra të tjerë përmes portit të Durrësit.

Në tragetin me 100 tifozë romanë kanë qenë mes tyre edhe 7 fansa të Fejnordit, por duke mos krijuar incidente midis tyre. Disa furgonë policie janë të vendosur në port dhe kanë shoqëruar tifozët italianë sapo shkelën në Durrës.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura