VIDEO/ Masakër mjedisore në Parkun e Krastës në Elbasan, priten një numër i madh pishash për t’u shitur për dru

Jun 28, 2022 | 14:59
SHPËRNDAJE

Një masakër e vërtetë mjedisore është duke ndodhur në Parkun e Krastës në Elbasan.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, prerjet masive të pishave vijojnë me ritme të larta.

Masive drurësh të prerë shihen përgjatë të gjithë parkut duke dëshmuar “kasaphanën mjedisore” që po ndodh aty.

Edhe pse situata në Parkun e Krastës është drejt degradimit, Drejtoria e Pyjores ne Elbasan nuk po merr asnjë lloj mase për të ndaluar shpyllëzimin e parkut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura