VIDEO/ Marrëdhënia me Berishën kur ishte kryeministër, Meta shprehet “i penduar” që…

Nov 16, 2018 | 22:48
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shprehur pendesë për marrëdhëniet e tij jo fort të mira me Sali Berishën, gjatë kohës kur ka qenë lryeministër.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, ku kreu i shtetit ishte i ftuar mbrëmjen e sotme, një nga pyetjet e intervistës “Pengjet e mia” e bërë nga Arjan Çani ishte: Ndoshta nuk duhet të kisha patur një raport aq të keq me Berishën kur isha kryeministër…

“I penduar”, u përgjigj kreu i shtetit, dhe më pas nisi të qeshë.

Minuta 1:11

***

Pse u prishe me ‘Baba Takun’? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është pyetur në emisionin Zonë e Lirë se pse marrëdhëniet me Spartak Brahon, ish-deputetin e LSI (tani i PS) nuk janë më si më parë.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.27

Çani: Ilir Meta, a e merr me qetësi dhe dashuri sa herë që Baba Taku, Spartak Braho, kthehet në skenë bashkë me çantën e zezë dhe të kërcënon se, nëse nuk dekreton Lleshin do përballesh me një nismë shkarkimi. Tani u dekretua po ç’rëndësi ka.

Meta: Buzëqesh.

Çani: Ore me këtë Tak Brahon, ai ka qenë fans i jot i paparë, njeri shumë i afërt me ty, si ka mundësi që u prishët? Domethënë pse ai nuk të do më? Ç’ka ka ndodhur Ilir?

Meta: Unë vazhdoj të buzëqesh.

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.28

****

E dekretove Sandër Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit?

“Fake News”, iu përgjigj Meta pyetjes së Arjan Çanit në emisionin “Zonë e Lirë”.

Meta u pyet nëse kishte biseduar me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në takimin e zhvilluar mes të dyve më herët gjatë kësaj të enjteje, për këtë çështje. Përgjigja ishte “jo”.

A ndikoi Monika për vonimin e dekretimit të Sandër Lleshit?

“Zero shanse”, tha Meta.

***

WhatsApp Image 2018-11-16 at 22.20.28 (1)

VIDEO/ Këshilla e Metës për Kryemadhin: Duhet të moderohet pak…

“Monika (Kryemadhi) duhet të moderohet pak”, është shprehur Presidenti Ilir Meta gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, mbrëmjen e sotme.

“Pse mendon se duhet të moderohet”, u pyet ai nga drejtuesi i emisionit Arjan Çani.

“Po kështu mendoj unë”, shtoi kreu i shtetit.

Minuta 2

***

Meta: Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë

Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë muajin e shkuar ishte për shkak të një angazhimi personal, bëri me dije Presidenti Ilir Meta.

Untitled

“Kishte një angazhim dhe një kolegu i politikan, ministër, ndërroi jetë dhe duhet të ishte atje për homazhe”, tha Meta në emisionin e “Zonë e Lirë”, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Arjan Çani.

Por, “do të vijë”, tha kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta, ka qenë në Paris disa ditë më parë, ku është takuar edhe me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura