VIDEO/ Marinsat ftohen në “paradë”! 24 prej tyre veçohen. Reshteri jep urdhrin që i lë të shtangur: I arrestoni!

Nov 8, 2019 | 22:37
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e 25 korrikut të këtij viti, 800 marinsa amerikanë u mblodhën në një nga bazat e Camp San Mateo. Atje u shqiptuan emrat e 24 prej tyre, të cilëve iu kërkua të dilnin në një vijë përpara batalionit, pasi duhet të “njiheshin” me dosjet.

Marinsashba

 

Rreshteri i batalionit qëndroi afër tyre, ndërsa mbante në dorë një dosje të kuqe që zakonisht shoqërohet me çmime. Por këta burra nuk u shpërblyen.

Rreshteri i regjimentit, Sgt. Majori Matthew A. Dorsey pasi “nxori” marinsat e akuzuar, i tha NCIS: “Arrestoni këta marinsa.”

Rreth 40 shërbime hetuese kriminale Detare dhe agjentë të tjerë të ligjit ushtarak u nisën drejt burrave nga para dhe nga mbrapa. Ata i prangosën dhe i kontrolluan një e nga një para kolegëve të tyre.

Në total, 13 marinsa u akuzuan për kontrabandë njerëzore dhe komplot, dhe tetë të tjerë u morën në pyetje. Ata të tetë, për të cilët u tha në atë kohë se ishin të dyshuar për përfshirje në aktivitete që lidheshin me drogën, u shoqëruan, por nuk u akuzuan. Arrestimet u bënë lajm kombëtar. Trupat Detare filmuan tërë ngjarjen.

Kjo video dhe mënyra publike si u trajtuan arrestimet janë arsyet pse dy avokatë,  që përfaqësojnë një nga Marinsat, po kritikojnë publikisht arrestimet. Njëri nga avokatët paraqiti të premten një mocion mbrojtës duke thënë se arrestimet publike njollosën vendimet e jurisë në çdo gjykim të mundshëm.

Bethany Payton-O’Brien, avokati, shkroi që natyra publike e arrestimeve dhe vendimi për t’i filmuar ato janë “ndikim i paligjshëm i komandës” dhe dënim i paligjshëm. Ndikimi i paligjshëm i komandës është kur komandantët ushtarakë përdorin autoritetin e tyre për të ndikuar në rezultatin e një çështjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura