VIDEO/ Malmo nuk fal, Drita pëson tre gola në ndeshjen e parë në Champions

Jul 10, 2018 | 22:36
SHPËRNDAJE

Drita u mund pastër në ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues në Champions League, përballë ekipit suedez të Malmos. Ekipi nga Gjilani u mund me shifrat 0-3, teksa dy gola u shënuan në pjesën e parë.

cats-27-650x358

Strandberg dhe Trautason, përkatësisht në minutat 13-të dhe 39-të, shënuan në pjesën e parë për Malmon, ndërsa në të dytën, ishte Rosenberg që shënoi golin e tretë në minutën e 82-të. Tashmë, ndeshjen e dytë Drita duket se do ta luajë vetëm për formalitet në Suedi.

Goli i tretë – Rosenberg 82′

Goli i dytë – Trautson 39′

Goli i parë – Strandberg 13′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura