VIDEO/ Makina përfshihet nga flakët në autostradë, shpëton mrekullisht 22 vjeçari. Radhë të gjata makinash pasi rruga u bllokua për 30 minuta

Nov 24, 2020 | 18:16
SHPËRNDAJE

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Elbasan – Peqin.

“Panorama” mëson se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi 22 vjeçari, i cili po drejtonte mjetin tij “Ford” ka shpëtuar mrekullisht.

Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt në motor, çka ka bërë që mjeti të përfshihet nga flakët.

Sikurse shihet edhe në videon e siguruar nga “Panorama” shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ky aks ka qëndruar për gati 30 minuta i bllokuar duke sjellë edhe rëndimin e trafikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura