VIDEO/ Makina digjej pas përplasjes me bordurën, si e shpëtuan shoferin qytetarët në Prezë. Ja dëshmitë e para

Aug 16, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

Nje aksident i ndodhur ne Preze pasditen e sotme per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi. Ishte ora rreth 16:43, kur mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Sulejman Dervishi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës që të çon në Prezë.

I moshuari edhe pse është plagosur rëndë është arritur të nxirret jashtë makinës pak sekonda para se mjeti të shpërthente në flakë.

Në videon e mëposhtme të siguar nga ABCNews, duken qytetarë të cilët po i japin ndihmën e parë shoferit, ndërsa automjeti digjet rreth 20 metra më tutje.

Dëshmitari:Ne e nxorrëm nga makina dhe e transportuam pak më tutje pasi kishim frikë se mund të ishte me benzinë dhe të shpërthente. I dhamë ndihmën e parë deri sa erdhi ambulanca e cila më pas e transportoj për në spital.Shoferi ishte i dëmtuar shumë në kokë, ishte koshient, por nuk mund të fliste dhe reagonte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura