VIDEO/ Majko: Si e zgjodhëm me Ramën që Rroshi të ishte kandidat i PS

May 31, 2016 | 20:30
SHPËRNDAJE

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, fitorja e Elvis Rroshit në Kavajë ishte një nga befasitë më të mëdha.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Kryetari bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, gjate ceremonise se mberritjes se makinerive dhe tubave te pare ne Shqiperi, te projektit te gazsjellesit TAP, prane Spitalles ne Durres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, Mayor of Durres Vangjush Dako and Mayor of Kavaja, Elvis Roshi, delivers a speech during the ceremony of arrival of first pipes of Trans-Adriatic Pipeline in Spitalle, near Durres, Albania, 18 April 2016. Trans-Adriatic Pipeline, TAP project, will cross Albanian territory before running undersea to Italy.

Partia Socialiste theu për herë të parë bastionin më të madh të Partisë Demokratike në 20 vite zgjedhje pluraliste.

Fitorja e Rroshit i kapi të gjithë në befasi pasi askush nuk kishte dëgjuar për të më parë.

Deputeti i PS-ë, Pandeli Majko në një takim elektoral gjatë fushatës tregoi edhe takimin e parë të Rroshit me Ramën ku u vendos për kandidatimin e tij.

“Ne bënim humor me njëri-tjetrin kur Elvisi erdhi për herë të parë te Partia Socialiste, edhe te kafja poshtë partisë te “Austria”, në praninë time i tha Ramës unë do e marr Bashkinë e Kavajës. Ed Rama sheh nga unë dhe më thotë si t’ia bëjmë. I thash shumë i vogël”, u shpreh Majko.

Kurse, Elvis Rroshi në një intervistë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2015, tregon se pas disa takimeve me kreun e PS-së, Edi Rama i kishte thënë që të shikonte Tiranën pasi Kavajën e kishte të sigurt. Në zgjedhjet e vitit 2011, Rama humbi përballë Lulzim Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura