VIDEO/ Magji e shqiptarit tek Levante, dy super gola për dy minuta dhe përmbys Bilbaon

Apr 23, 2018 | 22:54
SHPËRNDAJE

Enis Bardhi, ishte protagonist absolut tek Levante në ndeshjen e javës së 34-t në La Liga. Sfida ndaj Atletik Bilbaos, u mbyll në shifrat 1-2, me golin e parë që u shënua nga vendasit nga Garsia.

enis bardhi

Më pas, në pjesën e parë, ishte Enis Bardhi që shënoi për dy minuta, në minutat 42 dhe 44, duke përmbysur këtë ndeshje. Deri në fund, nuk pati më gola të tjerë, ndërsa për Sadikun nuk pati asnjë minutë në këtë ndeshje.

Levante shkon në kuotën e 37 pikëve pas kësaj fitoreje, dhe tashmë me siguri e ka siguruar mbijetesën edhe për sezonin tjetër në La Liga.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura