VIDEO/ Lu-La “show”, Interi “arratiset” i vetëm drejt titullit kampion

Mar 14, 2021 | 18:20
SHPËRNDAJE

Inter arrin fitoren e 8 rradhazi në kampionat, teksa ka triumfuar mes vuajtjesh ndaj Torinos në transfertë me rezultatin 1-2, duke marrë pikë jetike për objektivin titull.

inter 2

Skuadra e Antonio Kontes kaloi e para në avantazh me liderin e ekipit Romelu Lukaku i cili realizoi në minutën e 61′ me penallti. Më pas ishte Sanabria ai që barazoi shifrat, dhe më pas Lautaro Martinez realizoi golin e dytë dhe të fitores, pas një pasimi perfekt të Aleksis Sançez. Me këtë sukses skuadra zikaltër marshon e vetme drejt titullit kampion e cila “arratiset” në +9 nga Milani i vendit të dytë.

Në sfidën tjetër, Roma është mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj Parmës, e cila fitorja e fundit e emilianëve datonte më 30 nëntor 2020 ndaj Xhenoas në transfertë. Një fitore me peshë dhe aromë mbijetese kjo për Parmën, por për Romën ishte një disfatë jo e këndshme pasi objektivi i zonës Champions, skuadra kryeqytetase e sheh teksa largohet edhe më tepër.

FT| TORINO 1-2 INTER

Sanabria 70′ / Lukaku (p) 61′, Lautaro Martinez 85′

Lukaku (p) 61′

Penalltia e Lukakut on Vidnews.

Sanabria 70′

Goli i Sanabrias on Vidnews.

Lautaro Martinez 85′

Goli i Lautaro Martinez on Vidnews.

FT| PARMA 2-0 ROMA

Mihaila 9′ , Hernani (p) 55′

Mihaila 9′

-Hernani (p) 55′

FORMACIONET ZYRTARE –

TORINO – (3-5-2): Sirigu; Ico, Lianko, Bremer; Vojvoda, Bazeli, Mandragora, Lukiç, Murru; Verdi, Sanabria. Trajner: Davide Nikola.

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Galiardini; Perisiç; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

PARMA – (4-3-3): Sepe; Konti, Bani, Ozorio, Pecela; Hernani, Brugman, Kurtiç; Man, Mihaila, Pele. Trajner: Roberto D’Aversa.

ROMA – (3-4-1-2): Pau Lopez; Mançini, Ibanjez, Kumbulla; Bruno Perez, Lorenco Pelegrini, Vijar, Spinacola; Pedro, El Sharaui; Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura