VIDEO/ “Lu-La” mposht Sasuolon, Interi prek me një dorë titullin. Zikaltrit nuk dinë të ndalen

Apr 7, 2021 | 21:02
SHPËRNDAJE

Interi arriti të mposhtë Sasuolon me rezultatin 2-1, dhe thellon kështu në 11 pikë diferencën me Milanin.

lukaku.inter.sassuolo.gol.2021.750x450

Zikaltrit u treguan cinikë këtë ndeshje, teksa Sasuolo zotëroi pjesën më të madhe të takimit topin, por zikaltrit me kundërsulmet e tyre arritën të jenë më të saktë, teksa ishte Lukaku i cili kaloi në avantazh zikaltrit në minutën e 10’ të takimit pas një krosimi perfekt nga ana e Jang në krahun e majtë.

Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër, argjentinasi Lautaro Martinez, i cili pas një topi të gjatë të Lukakut, çoi shifra në 2-0 për zikaltrit. Kur ndeshja po i afrohej fundit, sulmuesi i Sasuolos, Traore, ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85’ të takimit.

Por vetëm kaq, pasi zikaltrit arritën të triumfonin dhe fitojnë kështu një ndeshje shumë të rëndësishme që i dërgon me një hap larg drejt titullit kampion të Serisë A.

FT| Inter-Sasuolo 2-1

Lukaku 10′, Lautaro 67’/ Traore 86′


FORMACIONET ZYRTARE:

Inter (3-5-2) : Handanoviç, Skriniar, De Vraj, Darmian, Hakimi, Barela, Eriksen, Galiardini, Jang, Martinez, Lukaku Trajner: A.Konte

Sasuolo (4-3-3) : Kosilji, Rogeiro, Marlon, Kirishes, Toljan, Obiang, Djuriçiç, Lopez, Boga, Rapsadori, Traore  Trajner: De Zerbi

forrrrr

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.