VIDEO/ Lot gëzimi në fushë dhe tribunë, skuadra e madhe europiane fiton titullin pas 19 viteve pritje

May 12, 2021 | 12:53
SHPËRNDAJE

Sportingu i Lisbonës edhe zyrtarisht është kampion i Portugalisë. Me fitoren 1-0 ndaj Boavistës ditën e djeshme, skuadra nga Lisbona tashmë ka triumfuar dhe kanë fituar titullin kampion, i cili mungonte prej plot 19 viteve.

pjimage (4)

Një sezon i madh për Sportingun, që deri tani ka regjistruar 25 fitore, 7 barazime dhe asnjë humbje.

Pas përfundimit të ndeshjes me Boavistën, lojtarët e Sportingut e kishin të pamundur të mbanin lotët, duke u shtrirë në fushë, për këtë arritje të madhe për ta dhe tifozët, të cilët kishin plot 19 vite që e prisnin titullin.

Në lot ka shpërthyer edhe presidenti i klubit, i cili i kapur nga kamerat shihet me kokën ulur dhe i përlotur.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura