VIDEO/ Lojtari më i vjetër në Botëror, portieri i Egjiptit bën historinë duke pritur penalltinë

Jun 25, 2018 | 18:05
SHPËRNDAJE

Portieri i Egjiptit, Esam El-Hadari, me aktivizimin e tij që nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, vendosi emrin e tij në librat e rekordeve të historisë së Botërorëve, duke u bërë kështu lojtari më i vjetër që aktivizohet në një Kupë Bote.

el hadariii

45-vjeçari, theu rekordin e portierit të Kolumbisë, Mondragon, i cili u aktivizua në Botërorin e Brazilit në vitin 2014, në moshën 43-vjeçare. El-Hadari, tek ekipi i Egjiptit, në këtë ndeshje të shënuar për të, priti edhe një penallti në minutën e 41-të të takimit, duke e shënuar akoma më shumë në histori këtë ndeshje të veçantë në karrierën e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura