VIDEO/ Trump në Londër, mijëra persona në protestë. Përgjigja dhe pamjet pikante të presidentit

Jul 13, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald Trump po takohet në Londër me kryeministren britanike Theresa May përpara se të niset për në Windsor për çaj me Mbretëreshën Elizabetë e Dytë. Trump sot këmbënguli se miqësia e tij me Theresa May nuk ka qenë kurrë më e mirë vetëm disa orë pasi ai e akuzoi kryeministren britanike duke thënë se po shkatërronte Brexit.

Ata që e kundërshtojnë vizitën e zotit Trump po e vënë në lojë presidentin amerikan me një balon gjigant që tregon një Trump të zemëruar me pelena. Baloni gjashtë metra i gjatë do të fluturojë mbi Parlament për dy orë gjatë një proteste të planifikuar.

“Ne nuk e duam Donald Trumpin në vendin tonë, ne jemi njerëz të mirë, nuk tolerojmë abuzimin e grave, nuk tolerojmë mizorinë në asnjë formë, as racizmin. Nuk mendojmë se ky njeri duhet të lejohet në vendin tonë,” thotë një protestues.

trump may

Ambasadori i SHBA në Britani, Woody Johnson, i cili shoqëron presidentin, tha se zoti Trump nuk po përpiqet t’i shmanget asgjëje duke udhëtuar me helikopterë. Përkundrazi, ai po përpiqet ta bëjë vizitën e tij sa më të frytshme që të jetë e mundur brenda këtyre 24 orëve”.

Kjo është vizita e parë në Britani e zotit Trump që kur mori detyrën si President 18 muaj më parë. Para se të largohej nga Brukseli për në Londër, Presidenti Trump nuk i kushtoi rëndësi një pyetjeje rreth protestave duke thënë se ai mendonte se britanikët “e duan shumë”.

Ambasada e SHBA vuri në dukje se protestat e planifikuara nga e enjtja deri të shtunën, synonin të “tërhiqnin turma të mëdha njerëzish.” Ajo paralajmëroi amerikanët në Londër që të “tregonin kujdes nëse ndodheshin papritur pranë tubimeve të mëdha që mund të shndërroheshin në dhunë”./voa/

4E31C78F00000578-5949835-image-a-219_1531482492129 4E31D6BE00000578-5949835-image-m-218_1531482240517 4E2FEC6600000578-5949835-image-a-54_1531471556642 4E306F6E00000578-5949835-image-a-135_1531474961392 4E3184B700000578-5949835-image-a-178_1531478191362 4E317B8600000578-5949835-image-a-161_1531477458944 4E317F8300000578-5949835-image-a-165_1531477915861 4E3181E700000578-5949835-image-a-199_1531479191842 4E3180DE00000578-5949835-The_two_world_leaders_shook_hands_ahead_of_crunch_talks_as_Mrs_M-a-109_1531480878094 4E31C79C00000578-5949835-image-a-227_1531482941321 4E3197E300000578-5949835-image-m-226_1531482933905 4E31D42700000578-5949835-image-a-215_1531482234034

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura