VIDEO/ Këshilli Kombëtar i PD, Paloka mesazh grupit të Alibeajt: Bëni lojën e Ramës. Jemi nisur për një rrugë që e kishim harruar për 8 vite

May 28, 2022 | 11:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në fjalën hapëse të punimeve të Këshillit Kombëtar deklaroi se PD “është nisur për një rrugë që e kishim harruar për 8 vite e do na çojë në fitore”.

Paloka i ka çuar dhe një mesazh grupit të Alibeajt, duke i quajtur “jo vetëm këta “miqtë” tanë që vazhdojë bëjnë lojën e Ramës por dhe faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën e do humbisnim”.

“Gjithmonë duhet që nga dicka e keqe të nisë e të dalë dicka e bukur dhe e mirë. Në fare pak muaj të gjithë bashkarisht anëtarësia është angazhuar në një aktivitet intensiv.

Patëm një palë zgjedhje që rezultuan determinuese jo vetëm për PD, dhe jetën tonë të brendshëm por u treguan shqiptarëve se kjo PD dhe në ato kushte jo vetëm mund të fitojë por mund t’u japë shpresë dhe atyre që e kishin humbur shpresën.

E kam fjalën për fitoren që arritëm në Shkodër, ku jo vetëm këta “miqtë” tanë që vazhdojë bëjnë lojën e Ramës por dhe faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën e do humbisnim.

Fituam e i treguam kujtdo se jemi nisur për një rrugë që e kishim harruar për 8 vite e do na çojë në fitore.

Unë kam besimin se ky Këshill kombëtar do fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi.

Do marrë rolin e tij midis dy kuvendeve, të gjithë do e çojmë PD në atë pikë në fitore se këtë presin demokratët nga ne, pret e gjithë Shqipëria.

Jemi 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar janë të pranishëm kuorumi është plotësuar”, tha Paloka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura