VIDEO/Akuzat ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, flet ish-Presidenti i Kosovës: Deklarohem i pafajshëm plotësisht! 

Nov 9, 2020 | 19:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi sot në Gjykatën e Hagës akuzat e ngritura ndaj tij dhe ish-drejtuesve te UÇK për krime lufte.

Hashim Thaçi u pyet nga gjyqtari nëse i ka lexuar akuzat ndaj tij dhe si i komentonte ato, por ish-Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi i prerë se i hedh poshtë të gjitha këto pretendime.

”I kam dëgjuar, i kam lexuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha. Akuzat janët krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht!”, tha shkurtimisht Hashim Thaçi.

Gjyqtari: Ju nuk mund të mbroni vetën, pasi jeni në i paraburgosur. Administratorja më informon që keni emëruar një avokat. Mbrojtësi konfirmon detyrën. Jam i kënaqur që konfirmohet mbrojtja.

Brenda 30 ditësh nga data e sotme do të thirreni për të pranuar fajësinë, apo të konfirmoni pafajësinë për secilën nga akuzat. Desh t’ju pyes nëse keni pasur mundësi ti diskutoni akzuat në akt akuzën e ngritur me avokatin tuaj?! Jeni i gatshëm ta bëni sot? Nëse po mund ta thoni kur të vetëdeklaroheni?

Hashim Thaçi: Akuzat janët krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht!

Gjyqtari: Pra po deklaroheni pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës?

Hashim Thaçi: E thash, akuzat janë krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës?

*****

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi më 5 nëntor u konfirmua aktakuza ndaj tij.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Prokurori: Ju akuzoheni për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, krim lufte, akte të tjera cnjerëzore, trajtim mizor si krim lufte, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme si krim lufte dhe zhdukje me forcë e personave .
Këto krime u kryen në vitet 98-99, në disa vende, Llapushnik, Drenas, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Novobërdë, Prizren dhe Viti, në Kukës e Cahan në Shqipërinë Veriore.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Thaci Live-haga111 Thaci Haga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura