VIDEO/ Lingard refuzon t’i japë dorën në stërvitje, shikoni si e zgjidh mosmarrëveshjen me Arnold

Sep 7, 2018 | 15:07
SHPËRNDAJE

Trent Aleksandër Arnold prodhoi një moment magjik për të zgjidhur një mosmarrëveshje me lojtarin e Mançester Junajtidit, Hese Lingard. Pas përfundimit të një ndeshje të zhvilluar në stërvitje mbrojtësi i Liverpulit ishte në anën e fituesve dhe Lingard refuzonte t’i jepte dorën në fund.

alex

Madje ai e akuzonte të riun për padrejtësi. E për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin ata kanë vendosur që të zhvillojnë një sfidë për të kapur traversën e portës.

ling-e1536311064642

I pari që godet është Arnold i cili e kap me goditjen e parë dhe kjo ka bërë që edhe Lingard të shpërthejë në të qeshura duke i dhënë dorën shokut të tij.

ling-alex

Ndërsa nga na tjetër, mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uollker i ka bërë një “tunel” nga pas lojtari të Totenhemit, Dele Ali i cili më pas kthehet dhe shikon nga kamera i çuditur.

walker

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura