VIDEO/ Liga e Sevijas! Spanjollët “kafshojnë” Interin në finale dhe ngrenë trofeun e 6-të

Aug 21, 2020 | 23:00
SHPËRNDAJE

Quajeni Liga e Sevijas! Skuadra spanjolle e trajneri Lopetegui ka triumfuar në përballjen ndaj Interit të luajtur në Këln, me rezultatin 3-2, duke fituar trofeun e 6-të, në po kaq finale.

Sevilla-festa-665x650

Një disfatë me përmbysje për zikaltërit e Kontes, të cilët e panë veten të parët në avantazh me anë të Lukakut, ndërkohë që dopieta e De Jong, përmbysi gjithçka në pjesën e parë, në minutat 12 dhe 33, vetëm 3 minuta zgjati festa e Sevijas në pjesën e parë, pasi Godin barazoi shifrat në të 36-tën. Lukaku goli

Për golin e trofeut mendoi mbrojtësi Diego Karlos, me një roveshatë fantastike, i ndihmuar edhe nga devijimi i Lukakut, E gjitha festa shkon për spanjollët, që janë shndërruar në ekspertë të Ligës së Europës, trofeut të dytë më të rëndësishëm në Europë!

FT: SEVIJA – INTER 3-2

De Jong 12′, 33′, Lukaku (autogol) / Lukaku 5′ (p), Godin 36′


FORMACIONET ZYRTARE:

SEVIJA: Bounou, Karles, Kounde, Navas, Reguilon, Fernando, Banega, Xhordan, Okampos, Suso, De Jong.

INTER: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, Godin, Brozoviç, Dambrozio, Jang, Galjardini, Barela, Lautaro, Lukaku.

iNTER

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura