VIDEO/ Liga e Kampionëve nis me lumë golash, Barcelona mposht Juventusin

Sep 12, 2017 | 22:48
SHPËRNDAJE

Grupi D / Mesi hakmerret ndaj Juventusit, Hasi mundet në shtëpi (Video)

Lionel Mesi ka larë hesapet me Juventusin, duke u hakmarrë ndaj bardhezinjve që e kishin eliminuar në sezonin e kaluar nga Liga e Kampioneve. Argjentinasi tregoi gjithë klasin e tij ndaj finalistëve të turneut, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte 3-0 dhe të kthehej menjëherë në ekipin favorit për të dominuar grupin.

mesi

 Në fakt ishte Juventusi që prodhoi më shumë lojë në pjesën e parë, por në momentin që Mesi filloi të luante me ritmin e tij të zakonshëm, u bë i pandalshëm nga bardhezinjtë. Goli i avantazhit në fundin e pjesës së parë ishte një kryevepër saktësie e “Pleshtit”.

Më pas, në fillimin e pjesës së dytë, fillimisht ai goditi shtyllën e më pas ishte pjesë e aksionit me të cilin Rakitiç dyfishoi shifrat. Goli i tretë, përsëri vepër e argjentinasit, vulosi fitoren 3-0 të katalanasve që bëhen kështu superfuqia e grupit, me Juventusin që të paktën sot, nuk dinte si t’u kundërpërgjigjej.

Sa i përket sfidës tjetër në grup, ndeshja e parë e Olimpiakosit të Besnik Hasit nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte trajneri shqiptar. Ekipi grek është mundur në shtëpi me shifrat 3-2 nga Sporting Lisbona, pas një pjese të parë për t’u harruar nga skuadra e tij ku pësoi 3 gola dhe ishte shumë e brishtë në mbrojtje. Aktivizimi i Felipe Pardo zgjoi disi Olimpiakosin pasi kolumbiani shënoi në minutat e fundit dy gola, që gjithsesi vlejnë vetëm për statistikë, pasi grekët dolën pa pikë nga kjo ndeshje e parë.

GRUPI D

Barcelona-Juventus 3-0
45′, 68′ Mesi, 57′ Rakitic

Olimpiakos-Sporting Lisbonë 2-3
90′, 90’+3′ Pardo / 2′ Dumbia, 13′ G. Martins, 43′ Fernandes

Të mërkurën

GRUPI E

Maribor-Spartak Moskë

Liverpul-Sevilja

GRUPI F

Fejenord-Mançester Siti

Shakhtar Donjeck-Napoli

GRUPI G

RB Lajpcig-Monako

Porto-Beshiktash

GRUPI H

Real Madrid-APOEL

Totenhem-Borusia Dortmund

 

Grupi C / Çelsi i uron “mirëseardhjen” Karabakut me goleadë, asnjë gol në Romë (VIDEO)

Ndeshja e parë e Karabakut në Ligën e Kampioneve është kthyer në makth, pasi Çelsi i Antonio Kontes është treguar i pamëshirshëm duke mundur me shifrat 6-0 skuadrën e Ansi Agollit. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ishte spektator në këtë sfidë, si pasojë e dëmtimit të pësuar me Kombëtaren.

1505246648371_lc_galleryImage_Mandatory_Credit_Photo_by

Për anglezët, gjithçka ishte shumë e thjeshtë para publikut të tyre, ku gjetën avantazhin me Pedron që në minutën e 5-të të ndeshjes. Kjo ishte sfida e 25-të radhazi ku Çelsi gjente golin në “Stamford Brixh” në fazën në grupe të turneut. Sigurisht, anglezët nuk u ndalën me kaq, pasi gjetën goli n  dytë më anë të Zapakosta në minutën e 30.

Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e tjerë me anë të Azpilikueta, Bakajoko dhe Batshuai, të cilët i uruan “mirëseardhjen” kampioneve të Azerbajxhanit në elitën e futbollit europian duke tundur rrjetën e Sehiç.

C_29_fotogallery_1019450__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image

Nëse në Londër kishte festival goli, në ndeshjen mes Romës dhe Atletiko Madrid askush nuk gjeti rrugën e rrjetës, ndonëse të dy skuadrave nuk u munguan rastet, sidomos spanjollëve. Por paraqitja e portierit Alison mbajti në lojë Romën dhe pritjet e tij i dhanë të paktën një pikë në këtë duel.

GRUPI C

Çelsi-Karabak 6-0
5′ Pedro, 20′ Zapakosta, 55′ Azpilikueta, 71′ Bakajoko, 76′, 82′ Batshuai

Roma-Atletiko Madrid 0-0

Grupi B / Mbape vazhdon serinë e rekordeve te PSG, gjithçka e lehtë për Bajernin

Kilian Mbape ka vazhduar të shkruajë rekorde të reja në historinë e futbollit europian, ndonëse sapo i është bashkuar PSG-së.

mbape

Futbollisti francez shënoi sot në suksesin e thellë 5-0 të parisienëve në fushën e Sëlltikut, duke barazuar rekordin e Patrik Klaivert, sa i përket numrit të golave të shënuar në këtë turne, pasi arriti shifrën 7. Njëkohësisht, ai u bë adoleshenti i parë që shënonte në këtë turne me dy skuadra të ndryshme.

mbape nejmar

Ndeshja, edhe pse luhej në Skoci, tregoi dominimin absolut të skuadrës franceze, e cila gjeti me qetësi rrjetën e udhëhequr nga Nejmar, gjithnjë e më shumë një lider në këtë ekip.

Ndërkohë, në duelin tjetër të këtij grupi, Bajern Mynih mundi Anderlehtin 3-0 në një ndeshje që u bë shumë e thjeshtë që në fillim, pasi belgët u ndëshkuan me të kuq në minutën e 11 dhe më pas Levandovski realizoi 11-metërsh duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Megjithatë, qetësia erdhi vetëm në pjesën e dytë pas golit të Tiago Alkanatara dhe atij të Kimih.

GRUPI B

Bajern Mynih-Anderleht 3-0
11′ (p) Levandovski, 65′ Tiago Alkantara, 90’+1′ Kimih

Sëlltik-PSG 0-5
20′ Nejmar, 34′ Mbape, 40′ (p), 85′ Kavani, 83′ (ag) Lustig

Grupi A / Junajtid bën detyrën por humb Pogba, përmbysje e papritur në Portugali

Mançester Junajtid e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, me një sukses të rëndësishëm 3-0 në fushën e vet përballë Bazelit të Taulant Xhakës i cili sot ishte titullarë në radhët e skuadrës së tij por nuk arriti të bënte mrekullinë përballë “djajve të kuq”.

1505246359020_lc_galleryImage_e_pic_Graham_Chadwick_Dai

Një dëmtim i Pol Pogba që në minutat e parë të sfidës dukej se do të prishte planet e Zhoze Murinjos, por pikërisht zëvendësuesi i francezit, Manuel Fellaini, ishte ai që realizoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin anglezëve. Lukaku qetësoi Murinjon me rrjetën e realizuar në fillimin e pjesës së dytë, në të cilën Xhaka u ndëshkua me të verdhë në minutën e 83-të dhe një minutë më vonë nuk arriti të largonte topin nga zona duke i dhënë mundësinë Rashford që shënoi golin e tretë.

Ky i fundit vendosi rekord duke shënuar në debutimin në Ligën e Kampioneve, ashtu siç kishte bërë edhe premier Ligë, Ligën e Europës, Kupën e Ligës si dhe me Kombëtaren e Anglisë.

Sa i përket ndeshjes tjetër në grup, CSKA e Moskës ka arritur një përmbysje të papritur ndaj Benfikës duke fituar 2-1 në fushën e kësaj të fundit.

GRUPI A

Benfika-CSKA Moskë 1-2
51′ Seferovic / 63′ (p) Vitinjo, 71′ Zhamaletdinov

Mançester Junajtid-Bazel 3-0
35′ Fellaini, 53′ Lukaku, 84′ Rashford

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura