VIDEO/ Lapsusi i deputetes në Kuvend, i vë emër të ri koronavirusit, ja si e quan

Jul 16, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Deputetja socialiste Adelina Rista ka bërë një lapsus në fjalën e saj në Parlament, duke i “vënë një emër të ri” Covid-19.

Teksa i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat e protokollet e sigurisë, ajo e ka ngatërruar emrin duke thënë “Covid 2019”.

“Kolegë deputetë, situata në të cilën ndodhemi e kërkon ta mbajmë maskën në çdo moment por unë këtu te mikrofoni do ta heq për të shfrytëzuar kohën që kemi.

Shfrytëzoj pikërisht këtë kohë për t’i bërë thirrje bashkëqytetarëve të mi kudo janë ta vlerësojnë “Covidin 2019″ se vetë trendi rritës i tij, numri në rritje i të konfirmuarve pozitivë, i viktimave flet se Covid nuk bën paqe me askënd. Të gjithë duhet të respektojnë masat e sigurisë. Maska mbron jetën. U bëj thirrje bizneseve ta respektojnë protokollin e sigurisë. Covid po të kapi nuk bën pakt paqe”, tha Rista.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura