VIDEO-LAJM/ Pas rinisjes se fluturimeve, fluks udhëtarësh për t’u futur në aeroportin e Rinasit

Apr 8, 2021 | 13:23
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas lajmit për rinisjen e fluturimeve emergjente, në aeroportin e Rinasit ka pasur një fluks të lartë të udhëtarëve. Prej ditës së djeshme ata presin në pritje për të shkuar në destinacionet e tyre.

Në videon e bërë publike nga LSA, duken qytetarët të cilët presin në radhë për t’u futur në ambientet e terminalit.

Ndërkohë, më herët ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës njoftoi rinisjen e fluturimeve esenciale sot, ndërsa nesër do të nisin edhe fluturimet komerciale.

DEKLARATA E BALLUKUT PER RINISJEN E FLUTURIMEVE

“Në këto momente në Aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale, ato që futen në këtë kategori, fluturimet humantirare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme që do të vinte dje në Shqipëri dhe është bllokuar, do të vijë sot rreth orës 15:00 pasdite.

Dua të informoj të gjithë qytetarët që na kanë shkruar që do jetë e pamundur këto momente që të kemi fluturime komerciale, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje të këtij problemi shumë të madh. Sipas planave tona do të arrihet ditën e nesërme. Nesër që nga orët e para të mengjesit dhe gjatë gjithë ditës do të kemi fluturime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komeraciale”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura