VIDEO Lajm/ Ja si duket Qendra Shëndetësore në Elbasan, pas sulmit me gurë nga persona të paidentifikuar

Nov 21, 2020 | 16:12
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Qendra Shëndetësore në lagjen ‘Skënderaj’, në Elbasan është goditur me gurë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga video e siguruar nga “Panorama” shihet se dëmet në Qendrën e sapo rikonstruktuar Shëndetësore dëmet janë  të konsiderueshme.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla i cili tha se shkaktar për këtë sulm është politika, madje ka thënë se Lulzim Basha ka frymëzuar sulmet ndaj bluzave të bardha.

Po ashtu edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dënuar këtë akt të dhunshëm, i cili sipas saj është frymëzuar nga gjuha e urrejtjes së po përdoret ndaj bluzave të bardha kohët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura