Video-lajm/ Furtunë në Jug, vetëtimat zbardhin qiellin

Aug 15, 2018 | 22:39
SHPËRNDAJE

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu, ka mbizotëruar pasditen e sotme thuajse në gjithë vendin. Në disa zona ka pasur edhe shkarkesa elektrike. E tillë ka qenë edhe situata në jug të vendit.

Si pasojë e motit të keq, në Orikum e Radhimë, ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike për rreth një orë.

WhatsApp Image 2018-08-15 at 9.40.01 PM

“Si pasoje e motit te keq me shkarkime te forta atmosferike pesoi avari Fideri nr 3 N/St Radhime, duke lene rreth ores 19:50 pa energji elektrike nje pjese te zones se Rradhimes dhe Orikumit ne Vlore. Grupet e gatishmerise ne terren moren masa te menjehershme, duke bere te mundur rikthimin e energjise elektrike rreth ores 20:35”, njoftoi OSHEE.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura