VIDEO/ ‘Kush na e var ne mor vlla’, ministri Klosi e këshillon çfarë të bëjë pasi të iki nga hoteli, por ja si i përgjigjet Ardi Daullxhiu

Dec 23, 2019 | 14:17
SHPËRNDAJE

ardi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Golem një mbledhje vjetore me ministrat e kabinetit qeveritar por kohën e pushimit të drekës ai e ka shfrytëzuar ta kalojë në një nga hotelet në Durrës ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti në pritje të ndërtimit të shtëpive të tyre.

Një ndër banorët që është prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit është edhe Ardi Daullxhiu, një personazh që është bërë i njohur në media në emisionin “Zonë e Lirë”, ku shpesh kërkon ndihmë.

Në tavolinë me të, ministri Blendi Klosi teksa e ka pyetur se si mund ta ndihmojnë për ta riparuar shtëpinë, i shpjegoi procedurën se si do veprohet pasi të ikin nga hoteli ku janë strehuar. Klosi tha se tani Daullxhiu duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira të cilën do e paguajë bashkia.

Ardi Dautxhiu

“Hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej”.

“Po s’na e var kush more vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne”, iu përgjigj Daullxhiu.

Klosi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura