Kush është Ersoli, pogradecari që duhet marrë shembull. Rama ka një mesazh për komentuesit (video)

Nov 13, 2017 | 14:20
SHPËRNDAJE

Ne pergjigje te gjithe atyre qe ankohen se nuk ka pune, Kryeministri Rama, u jep sot nje tjeter shembull, se si kush do arrin te behet, pa pritur pune nga kafeneja.

ersoli

Ai ndan një histori tjetër qe e quan suksesi, të Ersolit, djalit 27-vjeçar nga Pogradeci.

Ersoli ka ngritur një biznes familjar, një kantinë vere, në vreshtat e zonës dhe projektet e tij për të ardhmen janë që produktet të kenë një cilësi dinjitoze dhe sa më të mirë.

Postimi i Rames

Kur postova përpara pak ditësh një video për Anisa Kadarenë, një vajzë 27 vjeçare që ka krijuar punë për veten dhe ka punësuar të tjerë, duke zgjedhur bujqësinë jo kafenenë, pashë jo pak komente negative, përqeshëse, fyese, të cilat nuk më befasuan po më shkaktuan keqardhje për autorët e tyre.

Po postoj sot këtë video, me respektin më të madh për Ersolin, djalin 27 vjeçar nga Pogradeci, që është një tjetër shembull për çdo të ri që ankohet dhe e pret punen t’i vijë në kafene nga shteti. Atyre që ndoshta do të bëjnë komente si ato që përmenda më lart, u shpreh paraprakisht të gjithë keqardhjen time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura