VIDEO/ Kush është biznesmeni i fuqishëm që i është vënë gjobë nga një grup kriminal?

Feb 5, 2016 | 10:38
SHPËRNDAJE

Një biznesmen i fuqishëm në vend është gjobitur nga një bandë kriminale që vepron tani në Shqipëri.

hoxhaDeklarata e fortë është bërë nga gazetari investigativ Artan Hoxha, mbrëmë gjatë emisionit Opinion në TV Klan, teksa flitej për aktualitetin me temë “Vrasës me uniformë policie”.

“48 orët e fundit ka një informacion, besoj se edhe policia e ka, që nje biznesmeni të fuqishëm i është vendosur një gjobe, nga nje grup kriminal që vepron tani”- ka thënë Hoxha.

Para tij ishte deputeti i PD-së, Ristani që po replikonte me socialistin Taulant Balla për lidhjet e qeverisë me krimin dhe përmendi pikërisht faktin e kërcënimit me gjobë të biznesmenit.

Pas tij, Hoxha deklaroi ky lajm ka 2-3 ditë që po qarkullon në kryeqytet, por biznesmeni nuk ka bërë kallëzim penal për këtë kërcënim.


Kush eshte biznesmeni i fuqishem qe i eshte… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura