VIDEO/ Kur gjermanët në lot përcjellin familjen shqiptare që po dëbohet

Aug 19, 2017 | 8:42
SHPËRNDAJE

Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë që kishin dalë për tu dhënë lamtumirën atyre.

Televizioni gjerman NDR ka raportuar për kthimin e një familjeje shqiptare nga Gjermania, një rrëfim ky që ka prekur shumë kënd. Në mbrëmjen e së hënës është dhënë reportazhi në  emisionin “Schleswig-Holstein” që paraqet policët derisa po shkonin  për të marrë një familje shqiptare 6 anëtarësh  për ta dëbuar nga Kirchbarkau.

Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë që kishin dalë për tu dhënë lamtumirën atyre.  Siç shihet edhe në reportazh fqinjët kanë përcjell familjen shqiptare deri sa po futeshin në makinë me lot në sy duke kënduar këngën “Amazing Grace”, njofton albinfo.ch.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemrim në distriktin e ku banonte familja. Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015. Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen pasi ata të martën janë kthyer në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura