Video/ Kur do të rikthehet Laura Vorpsi në parti?

Sep 9, 2017 | 22:41
SHPËRNDAJE

Laura Vorpsi ka qenë një ndër personazhet, e cila nuk i ka shpëtuar dot mikrofonit të Emisionit “Jo vetëm modë”, në festën e 20 -vjetorit emisionit “Opinion”.

Tre vite nga largim i  saj si fytyrë mediatike e selisë blu, bukuroshja  Laura Vorpsi, e cila ka mbajtur postin e ish-zëdhënses së PD e pranishme në festë ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Prej katër muajsh ajo është bërë nënë dhe është larguar nga jeta publike.

“Prej katër muajsh jam bërë nënë e një vajzë të vogël që quhet Krisa. Jam shumë e lumtur”.

E pyetur nga gazetari, Eni Shehu se përse nuk e ka shfaqur vajzën e saj në publik, ajo ka thënë se nuk do e bëjë këtë deri në kohën që vajza të jetë e rritur.

“Nuk besoj se do e shfaq vajzën në publik, deri kur ajo të arrijë moshën për të vendosur vetë se çfarë do të bëjë”.

Ndërsa lidhur me rikthimin e saj në jetën publike ajo ka thënë, “për momenti e gjithë bota ime publike, partia, publiciteti janë  Krisa dhe bashkëshorti im dhe familja”./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura