VIDEO/ “Kundërshtarët na kanë shumë frikë”, Kapelo, sherr me Konten: Luan vetëm me kundërsulm

Jan 7, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Antonio Konte ndodhej në postacionin e “Sky Sport” në kohë për të dëgjuar Fabio Kapelon i cili, nga studioja, po shpjegonte se përse Interi fiton më shumë në transfertë se në shtëpi. Shkurtimisht: sepse jashtë fushe mund të mbyllet në mbrojtje dhe të riniset, ndërsa në “San Siro” duhet të sulmojë më shumë dhe gjen përballë skuadra që kanë tendencë të luajnë më të tërhequra.konte

ZËNKA NË TV – Konte driblon kështu pyetjen lidhur me 100 fitoret në Serinë A dhe shkon menjëherë te pjesa kryesore: “Po qeshja sepse nuk jam dakord me Kapelon, nuk mendoj se Interi sot (dje) qëndroi i tërhequr duke kërkuar kundërsulmin. Dëgjoj gjithmonë për kundërsulm e kundërsulm, por…”. Në këtë pikë Kapelo e pyet: “Dëshiron të them ‘rinisje’, ndoshta është më moderne? Nuk dëgjove atë që thashë”.

“Për çfarë po flasim?, – vazhdoi akoma Konte, gjithmonë me një buzëqeshje të vakët. – Nuk është ky futbolli i duhur, me gjithë respektin… Futbolli duhet kuptuar. Kjo skuadër luan me memorie dhe për fat që kundërshtarët na kanë më shumë frikë se kush shikon ndeshjet”.

NGUSHTIMI I DISTANCËS – Nga studioja përpiqen të ndryshojnë bisedë. Prej 22 vitesh Interi nuk fitonte në Napoli. Çfarë peshe ka suksesi? “Me siguri një vlerë të madhe, sepse një fitore në Napoli nuk është e lehtë për askënd. Duke parë edhe vitet e fundit, ka qenë gjithmonë rivali i Juventusit, ndërsa ne kemi qenë shumë, shumë prapa. Këtë vit kemi ngushtuar distancat.

Sot (dje) pashë një personalitet të madh të skuadrës, janë ndeshje që shtojnë besimin”. Më pas shpreh një koncept që i rikthehet zënkës me Kapelon: “Kundërshtarët duhen sulmuar gjithmonë të avancuar, duhet gjetur vertikalizimi në momentin e duhur. Ky është futbolli për të gjithë”.

E ARDHMJA E BASTONIT – “Godin, në stol? Bëj disa zgjedhje. Edhe me Xhenoan luajti Bastoni, nuk është hera e parë, është e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Ka personalitet, organizon lojën nga prapavija. Nëse punon më shumë në fazën mbrojtëse, parashikoj një të ardhme të madhe”.
conte_capello_640_ori_crop_MASTER__0x0

Me siguri skuadra rrezikoi në mbrojte. “Kur ushtron presing të avancuar, me 50 metra pas shpatullave, lejon shumë hapësira: presingu ndoshta nuk rezulton pozitiv dhe kundërshtari kërkon kundërsulmin. Është problemi i zakonshëm kur ke pakicë në numër.

Janë situata që mund të menaxhohen mirë, vërtet, por edhe kundërshtarët përgatiten. Në futboll shpikjet bëhen në 30 metrat e fundit, deri në atë pikë çdo trajner jep specifikime. Normalisht edhe talenti bën diferencën”.

LUKAKU, “DIAMANT” – Sulmi po funksionon. E çfarë Lukaku! “Është skandaloz, – bën shaka Konte. – Kam dëgjuar shumë gjëra të thuhen për të. Më mirë të flitet… Sot është e lehtë t’i bashkohesh shumicës, më përpara e kritikonin. Mund të përmirësohet akoma, ashtu si Lautaro.

Romelu është një diamant për t’u punuar, edhe me Martinezin po punojmë mbi lojën në dyshe. Lukakun e doja edhe te Juventusi dhe Çelsi, tani jam i lumtur që mund të punojmë bashkë”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura