VIDEO/ Kumbulla lë fushën i dëmtuar, Verona e pëson në fund. Shikoni të gjitha rezultatet dhe golat në Serie A

Jul 12, 2020 | 21:53
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 32-të në këtë kampionat.pjimage (2)

Verona e Kumbullës dhe Rahmanit është barazuar në minutën e 96’ nga Fiorentina, teksa kishte qenë në avantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kumbulla u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 78’, për shkak se pësoi një dëmtim.

Kaljari dhe Leçe kanë barazuar pa gola, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Nuk ka shkuar më shumë se barazimi as Parma me Bolonjën, në një ndeshje ku u shënuan 4 gola.

Sampdoria mposhti Udinezen me rezultatin 3-1 duke ju larguar kështu zonës së ftohtë dhe tani janë më të qetë.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura