VIDEO / Kukësi feston përgjysmë kthimin në shtëpi, me Laçin është vetëm barazim

Apr 23, 2022 | 21:55
SHPËRNDAJE

Kukësi dhe Laçi janë ndarë në barazim pa gola në ndeshjen e parë historike të skuadrës verilindore në stadiumin e ri, pas tre vitesh shtegtim.

Kukesi - Laci

Pritej një spektakël por ai ka qenë më shumë para sfidës dhe në tribuna. Loja ishte e luftuar, por nuk kishte shumë raste për shënim për skuadrat të cilat gabuan shumë në fazën ofensive.

Kështu, të dy ekipet u desh të kënaqen me këtë barazim mes tyre, që nuk ndryshon shumë në dinamikën e kampionatit për dy skuadrat që janë në zonën e Europës për momentin.
KUKËSI-LAÇI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja në barazim pa gola.

90’+1’ Top i harkuar në zonën e Laçit pas një goditje standarte, devijimi i Dajsinanit eviton golin pasi Lulaj është shumë pranë për të shtyrë sferën në rrjetë.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

85’ Aksion në krahun e djathtë i kurbinasve me topin në qendër për Guindo, i cili nuk arrin të devijojë përballë Xhikës.

84’ Puntus zëvendësohet nga Gavazaj, ndërsa Feizhaio i lë vendin në fushë Bahtirit.

82’ Dëmtim i rëndë për Puntus pas një dueli ajror ku ai vë keq këmbën në tokë. Lojtari kërkon menjëherë zëvendësim dhe është e qartë se ka probleme në gjurin e këmbës së djathtë.

80′ Lë fushën e lojës edhe Mazrekaj te miqtë, me Turkajn i cili merr vendin e tij.

79’ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Basha dhe në vendin e tij futet Ndreca.

73’ Lulaj ngrihet pas disa minutash i shtrirë në tokë dhe është gati për t’u rikthyer në fushë.

72’ Zëvendësim te Laçi, largohet Ujka dhe në vendin e tij vjen Spahiu.

70’ Kartoni i dytë i verdhë për Laçin merret nga Ujka pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonën kundërshtare.

69’ Deliu lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

68’ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Musta dhe në vendin e tij futet Puntus.

67’ Zëvendësim te Laçi. Largohet Roganoviç dhe në vendin e tij futet Adeleke.

60’ Deliu godet nga jashtë zone, por tentativa e tij ishte e dobët duke përfunduar jashtë kuadratit.

59’ Loja vazhdon të jetë e përqendruar në mesfushë, me të dyja skuadrat që kërkojnë të mos pësojnë.

52’ Lulaj shkakton një ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

49’ Ujka shpërdoron një rast të pastër për të shënuar, i cili përballë me portierin, nuk arrin dot ta kalojë.

48’ Ndërpritet loja pasi Shehu shihet i shtrirë në tokë, pas një përplasje në zonën kundërshtare me Lulajn.

46’ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes. 

41’ Aksion me disa kombinime i Kukësit, Feizhao nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër por shumë lehtë, pasi Dajsinani kontrollon pa probleme sferën.

40’ Dy skuadrat po gabojnë shumë në pasimet ofensive këto minuta, duke mos arritur të krijojnë më rrezikshmëri para portave kundërshtare.

33’ Shehu fiton topin në mesfushën kundërshtare dhe nis menjëherë Guindo, por pasimi është shumë i fortë dhe Xhika kontrollon në pozicion.

28’ Feizhao ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Roganoviç dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ Dy harkime radhazi të Shehut nga e djathta nuk shfrytëzohen nga lojtarët e Laçit, të cilët nuk arrijnë të gjuajnë në portën e vendasve.

25’ Sh. Taipi sheh hapësirë para tij dhe tenton portën nga rreth 20 metra, Dajsinani përgjigjet duke kaluar topin mbi traversë.

21’ Basha në krahun e djathtë harkon për Milunoviç, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

20’ Roganoviç është i pari që ndëshkohet me të verdhë pas një shtyrje ndaj Feizhao.

17’ Goditje nga këndi për Kukësin që ekzekuton me skemë, Milunoviç shfaqet në pozicion gjuajtje por tentativa e tij brenda zonës çon topin shumë lart mbi traversë.

12’ Driblim spektakolar i Mazrekajt, ndalet në mënryë të parregullt nga Sh. Taipi me skuadrën kurbinase që proteston dhe kërkon karton të verdhë. Por Hamitaj akordon vetëm faull.

bandicam 2022-04-23 20-06-26-803

8’ Iniciativa është e Kukësit në minutat e parë, me ekipin vendas që ushtron trysni, por pa gjetur ende një korridor për të rrezikuar portën e kurbinasve.

2’ Menjëherë përplasje në fushë mes Gj. Taipit dhe Velijës, me gjyqtarin që shkon të qetësojë futbollistët e dy skuadrave.

bandicam 2022-04-23 19-57-19-183

1’ Nis dueli në “Kukës Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Lulaj, De Lukas, Gj. Taipi, S. Taipi, Basa, Musta, Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Da Silva.

Trajner: Diego Longo

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Mazrekaj, Deliu, Velija, Ziko, Velkovski, Ujka, Ignjatoviç.

Trajner: Shpëtim Duro

WhatsApp Image 2022-04-23 at 6.44.16 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura