VIDEO/ Kujdes! Bora bllokon rrugët në Veri, përmbytet edhe Vlora. Ja akset problematike

Feb 13, 2018 | 16:46
SHPËRNDAJE

Moti i përkeqësuar ka sjellë probleme jo vetëm në veri por edhe në jugun e shqipërisë.

Konkretisht rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës janë të përmbytura, si pasojë e reshjeve me intensitet.

vlore

Gazetari i “Panorama” raporton se më problematike mbeten rruga pranë Portit dhe bulevardi kryesor i qytetit.

Automjetet kalojnë me vështirësi e ndërsa kjo situatë vijon të  jetë problematike në disa lagje.

Moti i vështirë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse rrugore në vend. Në zonën e Pukës, në Qafë Mali, trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet  pa zinxhir. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Pukës, aty po punohet për të mbajtur rrugët e hapura, por edhe për të rikthyer energjinë në disa fshatra.

fc892423-da0a-41ce-ae04-3d5dae0944f4-933x445

Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se aksi Librazhd- Bulqizë është i pakalueshëm, dhe bllokime të herë pas hershme ka edhe në rrugën Shkalla e Lunikut– Steblevë. Aty ku dhe trashësia e borës ka arritur gjysmë metri. Në Dibër dhe në Kukës reshjet po bien prej tri ditësh, dhe në zonat e thella ka bllokime të rrugëve rurale si dhe mungesë energjie. Rruga e Kombit mbahet nën kontroll dhe deri më tani nuk paraqet problem qarkullimi në këtë aks.

Probleme nga moti i keq ka pasur edhe në transportin detar. Në Vlorë, era e fortë dhe me dallgë, ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Bridizi të dalë nga porti dhe të qëndrojë në radë. Mjetet e peshkimit kanë marrë urdhër të mos dalin në det. Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura