VIDEO/ Kualifikimi historik në Europian, shikoni festën spektakolare të Finlandës

Nov 16, 2019 | 9:00
SHPËRNDAJE

Bosnja kuptohet pse nuk kishte shumë stimuj për të luftuar ndaj Italisë, duke qenë se që në pasditen e vonë, Finlanda, falë fitores 3-0 përballë Lihtenshteinit, arriti të shkruajë kapitullin e parë historik të futbollit të tyre. 

Finlanda

Nordikët arritën që falë tri pikëve të djeshme të sigurojnë matematikisht kualifikimin për herë të parë në një kompeticion madhor, siç është “Europiani 2020” dhe pa dyshim që data e djeshme do të mbahet mend gjatë në këtë vend.

Ndeshja

Ata që u treguan rivalët më të denjë të Italisë në garën e Grupit J, kanë merituar që të presin biletën për turneun e verës së ardhshme dhe euforia ishte aq e madhe, sa pas vërshëllimës së trefishtë, tifozët pushtuan me të drejtë fushën e lojës dhe mbajtën mbi shpatulla idhujt e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura