Video ku Merkel ledhatohet nga një lesbike tërbon gjermanët

Jul 24, 2015 | 9:29
SHPËRNDAJE

Një video e cila ka pak orë që po qarkullon në internet ka shqetësuar jo pak gjermanët. Në një seri spotesh publicitare, kancelarja Angela Merkel, portretizohet sikur është në marrëdhënie me një femër tjetër.

merkellesbo
Por gjithçka është pjesë e promovimit të një reviste për çiftet e femrave lesbike dhe Merkeli luhet në spot nga një sozi.

Në spotin promovues, punuar në bardhë e zi, kancelarja përkëdhelet nga një femër më e rë në moshë, ndërsa në sfond thuhet me zë se 62% e gjermanëve janë në favor të martesave gay.

Kryeredaktorja e revistës, Felisia Myterer, tha se mesazhi që qëndron pas këtij spoti është tepër serioz.

“Vendosëm për Angela Merkelin, sepse ajo është femra më e fuqishme në Gjermani, në mos në botë, dhe ajo thotë që është kundër martesave të çifteve të së njejtës gjini. Prandaj ajo ishte absolutisht personazhi i duhur për videon tonë. Për ne është satirë, dhe po tërheqim vëmendje te një temë që na intereson mjaft”m raporton “Daily Mail”.

Si pjesë e konservatorëve të Partisë Kristiandemokrate, Merkel theksoi javën e kaluar se ajo beson që martesat duhet të lejohen vetëm mes çifteve heteroseksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura