VIDEO / Kthehet përsëri euforia te Vllaznia, shihni festimin e Brdariç me lojtarët pas fitores me Partizanin

Dec 8, 2021 | 22:39
SHPËRNDAJE

Seria e rezultateve të fundit e sidomos fitorja me një rival si Partizani, ka kthyer euforinë përsëri në radhët e Vllaznisë. Kështu shkodranët i janë kthyer edhe traditës së vjetër të festës në mes të fushës pas rezultateve të rëndësishme.

bandicam 2021-12-08 22-11-38-247

Në pamjet e publikuara nga klubi, shihet fillimisht Brdariç i cili entuziazmon lojtarët duke i kujtuar tre pikët që siguruan sot. Ndërsa më pas është Adili ai që vazhdon festën e kuqebluve në mesin e fushës në “Loro Boriçi”.


Pamje që kishin munguar e që tregojnë se shkodranët përveç lojës, kanë gjetur edhe entuziazmin e sezonit të kaluar kur ishin padyshim skuadra më argëtuese e Superiores.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura