VIDEO/ Kryevepër e Skënderbeut, Partizanit nuk i mjaftojnë as dy penallti në Korçë

Jan 21, 2020 | 19:05
SHPËRNDAJE

Përballje dramatike në Korçë! Skënderbeu ka mposhtur kampionët e Partizanit me rezultatin 3-2, në një ndeshje që i pati të gjitha, duke rikthyer edhe njëherë emocionet e sfidave të sezoneve të kaluar!

bandicam 2020-01-21 18-59-07-676

VIJON…

bandicam 2020-01-21 18-32-45-263

FT| SKËNDERBEU – PARTIZANI 3-2

Bitri 43′ (autogol), Krasniqi 45+1′ , Bregu 82′ / Telushi 8′ , Dita (autogol)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+2′ GOOOL PARTIZANI 3-2/ Ngushtohet diferenca e golave, Dita realizon autogol, pas krosimit të Trashit! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Tjetër tentativë e Skënderbeut me Dejvi Bregun, por kontrollon Alban Hoxha!

89′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Elezi, vendin e tij e zë Kofi Esien!

82′ GOOOOL SKËNDERBEU 3-1/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili shënon një supergol në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Alban Hoxhës! 

81′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Ferhati, vendin e tij e zë Romero!

79′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Agon Elezi për ndërhyrje të gabuar ndaj Solomon.

77′ Provon Skënderbeu me Bregun, por gjuajtja e futbollistit vlonjat ndalet nga mbrojtësit e Partizanit.

74′ Bruno Telushi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit! Festojë futbollistët korçarë!

71′ Penalltia e dytë në favor të skuadrës së Partizanit. Protestojnë ashpër korçarët! Moment i dyshimtë, por gjyqtari duket i vendosur! Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta!

68′ Çinari provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit. Portieri Koliçi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës!

68′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Jurgen Bardhi, vendin e tij e zë sulmuesi Braun.

67′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Solomon!

63′ Rast ideal për Skënderbeun, e pabesueshme çfarë ka humbur Krasniqi me portën e boshatisur, pas asistit fantastik të Meksit. Vendosin duart në kokë drejtuesit e Skënderbeut!

59′ Pavarësisht se me 1 lojtar më pak, Partizani ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut duke kërkuar golin e barazimit!

54′ Mundësi e mirë për Partizanin, Çinari kombinon bukur me Idrizajn, ky i fundit pason për Bardhin, i cili gjuan, por topi shkon jashtë kuadratit!

52′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Gripshi, por topi shkon mbi kuadratin e Alban Hoxhës!

47′ Skënderbeu e fillon në sulm pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë një rast shënimi me Ndeki, por largon rrezikun Belica.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion. Kryeqytetasit luajnë me 10 lojtarë!

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ GOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Përmbysje dramatike! Korçarët kalojnë në avantazh 2-1. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit të ndekit nga e djathta! Çmenden në festë korçarë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohen shifrat në Korçë. Bitri realizon në portën e tij, pas harkimit të Ndeki nga e djathta. Shpërthem festa në stadiumin Skënderbeu! 

41′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ndeki për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit!

39′ Partizani me 10 lojtarë. Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Gjyqtari Beqiri nuk e fal!

31’ Imami provon edhe ai të gjuajë në portë për të gjetur barazinë, bllokon mbrojtja e Partizanit.

28’ Gjyqtari paralajmëron Ditën pas dy faulleve radhazi ndaj Solomon.

21′ Rrezikshëm Skënderbeu me Krasniqin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portiari Alban Hoxha!

17′ E pabesueshme çfarë humbet Çinari. Nuk arrin t’i besojë syve shkodrani, i cili nga shumë pranë portës, ka gjuajtur, por për herë të dytë, portiari Koliçi bën heroin duke i mohuar sërish golin Çinarit!

16′ Tjetër karkon i verdhë, ndëshkohet Ron Broja për ndërhyrje të gabuar ndaj Gripshit në mesfushë!

14′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Krasniqin dhe Ndeki, por futbollistët nuk koordinohen siç duhet brenda zonës.

11′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë, duke humbur ndeshjen ndaj Kukësit në “Air Albania” javën e ardhshme.

9′ Provon të reagojë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, por pa sukses!

8′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Telushi shënon nga pika e bardhë e penalltisë! 

7′ Penallti për Partizanin, pas prekjes së topit me dorë nga Pollozhani, për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime. Protestojnë futbollistët e Skënderbeu!

4′ Rast i artë për Partizanin, Çinari del i vetëm përballë Koliçit, gjuan, por ndalet nga gardiani i skuadrës Korçare!

1′ Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura