VIDEO/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga stadiumi i Kukësit: Kushte dinjitoze për ekipin. Ja kur pritet të jetë gati

Jun 18, 2021 | 8:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e qytetit të Kukësit.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se puna po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati dhe me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit.

“Mirë mëngjes  dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura