VIDEO/ Kryebashkiaku italian del vetë në rrugë për të “kapur” njerëzit: Shkoni në shtëpi, tani, çfarë doni këtu, duhet t’ju kapin te fejuarat me dru

Mar 19, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro ka dalë vetë në rrugët e qytetit për të “kapur” njerëzit që kanë thyer urdhrin e qeverisë dhe kanë dalë në parqe dhe në breg të detit, raporton “leggo.it“.

Video e tij e filmuar duke ecur dhe duke bërtitur po bën xhiron e rrjeteve sociale, teksa ai u drejtohet kështu disa të rinjve që ka gjetur në plazh:

“Duhet të shkosh në shtëpi, tani. Shkoni luani playstation në shtëpi. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. Çfarë kërkoni këtu? Të fejuarata duhet t’ju kapin me dru … Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare: duhet të shkoni në shtëpi! Do më sëmurni me zemër“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura