VIDEO/ Kryebashkiaku i Tepelenës nderon me grusht dhe këndon për Enver Hoxhën me drejtuesit e PS

Sep 16, 2018 | 10:02
SHPËRNDAJE

Tërmet Peci, kryebashkiaku i Tepelenës, shihet në një video teksa i këndon Enver Hoxhës nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar prej tij, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.787878781

Nga pamjet e publiuara në Facebook-un e Tërmet Peci, shihet sesi ai e  shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës, i cili njiohet si përkrahës i Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.

Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura