VIDEO/ Kroacia në gjysmëfinale, rusët i japin fund aventurës në Botëror

Jul 7, 2018 | 22:51
SHPËRNDAJE

Kroacia është skuadra gjysmëfinaliste e fundit që siguroi kualifikimin falë 11-metërshave. Koha e rregull u mbyll në barazim 1-1, teksa Çerishev dhe Kramariç shënuan respektivisht.

goli

Ndëshja iu drejtua minutave shtesë, ku Vida gjeti golin e avantazhit. U mendua se kroatë kualifikoheshin falë këtij goli, por jo, Fernandes me kokë në minutën e 115-të shënoi golin e 2-2, që bëri që skuadrat t’iu drejtoheshin penalltive. Smolov dhe Fernandes ishin lojtarët që gabuan nga pika e bardhë, ndërsa për kroatët gaboi Kovaçiç.

FT: RUSI-KROACI 2-2

Çerishev 31′, Fernandes 115′ / Kramariç 39′, Vida 100′  

PENALLTITË: 4-3

RUSIA: Smolov (Gabon), Dzagoev (Shënon), Fernandes (Gabon), Ignasheviç (Shënon), Kuzajev (Shënon).

KROACIA: Brozoviç (Shënon), Kovaçiç (Gabon), Modriç (Shënon), Vida (Shënon), Rakitiç (Shënon).

KOMENTI LIVE

Mbyllet edhe koha shtesë, fituesi do të vendoset nga 11-metërshat.

115′ GOOOL Rusia 2-2. Ndeshje e çmendur. Fernandes barazon me kokë. Shpërthen festa në stadium. 

111′ Pranë golit Rusia me Kuzaev, por gjuajtja potente është ndalur nga portieri Subasic.

106′ Starton shtesa e dytë.

Mbyllet shtesa e parë, Rusi-Kroaci 1-2. 

100′ GOOOOL Kroacia 1-2. Mbrojtësi kroat Vida shënon me kokë duke kaluar në avantazh të tijët. Përballje emocionuese.

99′ Shpëton për mrekulli Kroacia.  Një gafë e Lovren në mbrojtje, për pak sa nuk rezultoi fatale, por Smolov nuk arriti të përfitonte.

96′ Zëvendësim i detyruar te Kroacia, largohet Vrsajlko, vendin e tij e zë Korluka.

91′ Starton shtesa e parë.

Përfundon koha e rregullt në barazim 1 me 1. Ndeshja do t’i drejtohet minutave shtesë. 

90+4′ Pranë golit Rusia me anë të Smolov, por ka grushtuar Subasiç.

portieri

90+1′ Portieri kroat shtrëngon dhëmbët dhe arrin t’ia dalë duke u kthyer në portë.

90′ Panik te Kroacia, dëmtohet portieri Subasiç.

88′ Zëvendësim i tretë te Kroacia, largohet Kramariç, vendin e tij e zë Kovaciç.

79′ Zëvendësim i tretë te Rusia, largohet Dzuba, në fushë Gazinski.

74′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Strniç në fushë Pivariç.

73′ Erokin ka shansin e artë të shënojë me kokë, por për gjyqtarin kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.

67′ Zëvendësim i dytë te Rusia, largohet autori i golit, Çerishev, vendin e tij e zë Smolov.

62′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Perisiç, vendin e tij e zë Brozoviç.

60′ Krijohet iluzioni i golit. Shtylla e brendshme i mohon golin e avantazhit Perisiçit.

54′ Zëvendësim te Rusia, largohet Samedov, vendij e tij e zë Erokin.

52′ Kramariç provon të shënojë me një roveshatë, topi përfundon në duart e portierit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. 

39′ GOOOL KROACIA 1-1. Kramariç brazon me kokë nga brenda zonës, pas asistit të Mandzukiç. 

31′ GOOOL RUSIA 1-0. Çerishev lëshon një predhë me të majtën që ndalet në trekëndësh. Super gol! 

27′ Perisiç provon të shënojë me kokë. Gjuajtja e kroatit përfundon jashtë kuadratit.

25′ Skuadrat qarkullojnë topin dhe tregohen të kujdesshme në mbrojtje.

16′ Goditje dënimi për Kroacinë shumë pranë zonës. Gjuan Rakitiç, por topi përfundon mbi kuadrat.

13′ Provon Rusia me një kundërsulm të shpejt, por mbrojtësit kroat tregohen të kujdesshëm duke evituar rrezikun.

7′ Kundërpërgjigjet Kroacia me Rebiç, por portieri Akinfev largon rrezikun.

5′ Rusia e nis në sulm. Dzuba provon me një gjuatje drejt portës, topi devijohet në këndore.

1′ Ka nisur takimi, Kroacia shkelmon topin e parë nga qenda.

FORMACIONET ZYRTARE:

RUSIA: Akinfev, Fernandez, Ignasheviç, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Çerishev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.

KROACIA: Subasiç, Lovren, Striniç, Vrsaljko, Vida, Rakitiç, Modriç, Kramariç, Perisiç, Rebiç, Manxhukiç.

formacionet4455

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura