Juventusi vijon me serinë e rezultateve pozitive. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, mposhtën Kaljarin me rezultatin 1-3, duke siguruar kështu fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Protagonist absolut në këtë përballje ishte padyshim Kristiano Ronaldo, i cili realizoi tripletë në pjesën e parë në harkun kohor të 22 minutave.
Vendasit u përpoqën të zgjoheshin në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 61-të me anë të Simeones, por vetëm kaq, pasi ishte “Zonja e Vjetër”, ajo që në fund festoi marrjen e 3 pikëve.
Me ketë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 55 pikëve në 26 ndeshje, duke mbajtur vendin e tretë në renditje me 10 pikë më pak se Interi i vendit të parë. Kujtojmë skuadra e Pirlos ka 1 ndeshje më pak se zikaltërit.
FT: KALJARI-JUVENTUS 1-3
Simeone 60′ / Kristiano Ronaldo 10′ , 25′ (p), 32′
FORMACIONET ZYRTARE:
Kaljari (3-5-2): Kranjo; Çepiteli, Godin, Rugani; Zapa, Naingolan, Dunkan, Marin, Nandez; Zhoao Pedro, Simeone. Trajner: Leonardo Semplici.
Juventus (4-4-2): Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; Danilo, Kulusevski, Rabiot, Kieza; Morata, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al