VIDEO/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e Habiljave, pamjet e karburantit që u bllokua

Oct 3, 2018 | 11:50
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, kanë vënë nën sekuestro disa nga pronat e Habilajve në Vlorë.

Sekuestrimi i karburantit H.Oil është bërë nga Antikrimi Ekonomik në Vlorë, ndërsa ky vendim u mor me arsyetimin se ky biznes nuk justifikon të ardhurat.

cfdf8576-120c-4b19-8976-8597783422ed (1)

Vëllezërit Habilaj janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Mësohet se biznesi, pranë Spitalit të Vlorës, është në pronësi të Artan Habilajt.

Ndërkohë që në 21 shtator të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 31 pasuri të famijes Habilaj, mes tyre janë 8 apartamente, pasi dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura