VIDEO/ Kosova nuk ia del dot, Çekia përmbys “dardanët” dhe kualifikohet në Europian

Nov 14, 2019 | 22:48
SHPËRNDAJE

Kosova nuk ia ka dalë dot të dalë me një rezultat pozitiv, kundër Çekisë. “Dardanët” janë mundur me shifrat 2-1 dhe nuk kanë arritur dot të ruajnë avantazhin që morën në fillimin e pjesës së dytë.

bandicam 2019-11-14 22-39-44-651

Pjesa e parë foli për Çekinë, e cila presoi, por nuk shënoi. E dyta nisi shumë mirë për Kosovën, që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Nuhiut, në minutën e 53-të.

Çekia rriti presionin dhe brenda 8 minutave përmbysi gjithçka. Ishte Kral me dy gola, njëri në minutën e 71-të dhe tjetri në minutën e 79-të, që vendosën për çekët.

Kështu Çekia është kualifikuar për në Europianin e 2020-ës, ndërsa Kosova humb shpresat, pasi ka 11 pikë, katër më pak se çekët.

ÇEKI-KOSOVË 2-1

Kral 71′, 79’/ Nuhiu 50′

KOMENTI LIVE:

Përfundon ndeshja. !

90′ 4 minuta shtesë jep gjyqtari i katërt.

85′ Kryhet zëvendësimi i fundit, futet Rashani dhe del Celina.

79′ Gol. Çekia gjen golin e dytë. Kral përmbys çdo gjë.

77′ Largohet nga loja Hadërgjonaj, futet Zhegrova

74′ Çekia bombardon portën e Kosovës. Dy tranversa të humbura nga çekët në vetë pak minuta.

69′ Gol. Çekia gjen rrugën e rrjetës. Kral godet jashtë zone dhe shënon.

67′ Çekia shënon, por Muriç ka marrë një goditje. Roki ka dyshime dhe nuk e akordon golin. Ka dhe provokime ndaj Muriç.

63′ Shpëton Kosova, çekët rrezikojnë seriozisht me anë të Janktos.

62′ Çekia kryen zëvendësimin e parë, largohet Krmençik dhe në lojë aktivizohet Ondreçek

60′ Rast i mirë për Çekinë, Krmençik godet por pret Muriç.

56′ Karton i verdhë për Suçek, çekët duken shumë nervozë.

54′ Çekia është shtangur nga goli dhe po gabon më shumë. Kosova deri tashmë ka në dorë atë që i duhet.

50′ GOOOLLLLL Nuhiu gjen rrugën e rrjetës me kokë, dardanët shpërthejnë në festë.


48′ Rast i mirë për Kosovën, Rrahmani godet jashtë zone, por topi shkon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë me zëvendësim për Kosovën. Halimi futet në lojë, del Rashkaj që kishte karton të verdhë.

Përfundon pjesa e parë!

45′ Rashkaj shkakton sërish faull dhe “flirton” me kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë i katërti akordon një minutë shtesë.

43′ Vojvoda pas një kontakti me kundërshtarin gjakoset në hundë dhe merr ndihmën mjekësore.

41′ Loja barazpeshohet disi, por Kosova nuk ka shumë forcë të shtyjë në sulm.

35′ Kosova fiton një goditje dënimi, harkon Berisha, por çekët largojnë në goditje këndi, e cila nuk sjelle rrezik

31′ Roki tregohet “bujar” me kartonët. Nuhiu i radhës që ndëshkohet.

30′ Baril ndëshkohet me karton të verdhë, i pari nga Çekia.

28′ Kosova shkëmben disa pasa në mesfushë, por Çekia fiton topin dhe del në kundërsulm.

24′ Goditje e rrezikshme nga Çekia nga faulli. Muriç ndërhyn dhe largon topin në goditje këndi, pas tentativës së Janktos. Sërish Muri pas një gjuatje me kokë bëhet shpëtimtari i Kosovës. Momente të mira të çekëve.


23′ Karton i dytë i verdhë për Kosovën, Roki ndëshkon Alitin.

22′ Krosim në zonë nga çekët, Muriç bllokon dhe largon rrezikun.

19′ Rast i shkëlqyer për Çekinë, Kufal godet me të majtë brenda zonës, por topi shkon shumë pranë tranversës.

17′ Kosova tenton të dalë në kundërsulm, por dardanët gabojnë në pasime.

14′ Lojë e ashpër nga Rashkaj, i cili shkakton faull në mesin e fushës dhe ndëshkohet me të verdhë nga gjyqtari italian Roki.

12′ Çekia vazhdon të dominoj, por Kosova nis të fitoj disa metra në fushë.

7′  Pritje spektakolare nga Aron Muriç, pas goditjes me kokë të Krmençik.

5′ Çekia nis të posedojë topin dhe fiton një goditje këndi. Jankto godet me të majtë Jankto spastron.

3′ Kosova tenton të dalë në sulm, por çekët bllokojnë aksionin e “dardanëve”.

1′ Starton sfida!

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Vaçlik, Celustka, Brabec, Koufal, Darida, Krmençik, Masopust, Jankto, Souçek, Boril, Kral.

KOSOVA: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Berisha, Celina, Kololli, Rashica, Nuhiu.

formacionet zyrtare

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura