VIDEO/ Kosova dështon me formacionin eksperimental, dardanët pësojnë disfatë nga Guinea në Turqi

Jun 8, 2021 | 18:29
SHPËRNDAJE

Kosova pësoi një disfatë 1-2 kundër Guineas në miqësoren e luajtur ditën e sotme në kompleksin ‘’Arslan Zeki Demirçi’’ në Turqi.

kosova

Tekniku Shaland hodhi një formacion eksperimentues në fushë duke lënë jashtë yjet e skuadrës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Guinea shpërtheu duke shënuar dy gola për gjashtë minuta.

Fillimisht ishte Kojate i cili mposhti portierin e Tiranës, Visar Bekajn në minutën e 60-të të takimit. 6 minuta më vonë, Guinea dyfishoi shifrat ne anët të Kante, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

kosova 3

Dardanët ngushtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit me sulmuesin Arb Manaj, i cili gjen dhe golin e parë me përfaqësuesen e Kosovës.

Mbyll negativisht ky test i Kosovës, por Shaland kreu dhe 6 zëvendësime për të testuar të gjithë kontingjentin e grumbulluar të dardanëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura