Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën “arrest shtëpie” për katër të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në Hipotekën e Shkodrës.
Në “arrest shtëpie” u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish jurist i hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara. Akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish juristi i hipotekës për përshpejtimin e procesorësh ne marrjen e certifikatës se pronësisë.
Të dyshuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lenë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Korrupsioni në Hipotekën e Shkodrës, mbërrijnë në Gjykatë të akuzuarit, priten nga familjarët
Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës katër të ndaluarit dhe arrestuarit, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit te paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.
Të ndaluar janë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.
Akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.
Kur kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës ata janë pritur nga familjarët e tyrë, të cilët i kanë përshendetur nga xhami i makinës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al