VIDEO/ “Koronavirusi do të zgjasë derisa të ulet numri në zero”- Shefi i Urgjencës Kombëtare: Ndryshon nga gripi pasi kolapson sistemin! Ajo që më frikëson më shumë është…

Apr 16, 2020 | 18:47
SHPËRNDAJE

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u rikthye sot në punë pas më shumë se 20 ditësh teksa u trajtua edhe vetë nga koronavirusi.

skender_brataj

Brataj sqaron se pavarësisht se virusi është hiperbolizuar, ajo që e bën atë problem është rritja drastike e të prekurve që kolapson sistemin shëndetësor.

Sipas tij, në Kinë dhe Korenë e Jugut, rastet e reja janë të importuara dhe se nuk ka një shpërthim të virusit.

Deklarata e plotë e Bratajt:

Kënaqësi të vazhdosh bashkëbisedimin për këtë sëmundje tinëzare. Gjendja ime është shumë e mirë. Dua të filloj bashkëbisedimin që lamë në mes para 20 e ca ditësh.

Kjo është një sëmundje që vazhdon intensitetin e vet. Për fat të mirë në Itali, nga ku e morëm këtë sëmundje është drejt uljes së infektimeve dhe viktimave. Nuk mund të ndryshojmë masat pa pasur një bashkëpunim me shtetet kufitare. Ne patëm momentin e shpërndarjes së sëmundjes pas Italisë.

Në Shqipëri, menaxhimi po bëhet shumë mirë. Kemi një numër të ulët. Në spitalet tona ka 48 pacientë.

Ajo që më shqetëson nuk është fakti i të sëmurëve apo menaxhimi i këtyre që duhet, problemi është i personave që nuk dimë. Nuk kanë shenja dhe simptoma. Nga frika se mund të jenë me Covid nuk lajmërojnë. Nuk është kaq sa është hiperbolizuar. 75-80% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. E kanë virusin, por virusi nuk ka fuqi t’i shkaktojë sëmundje këtyre njerëzve. Këta janë rrezik për të tjerët veçanërisht moshat e reja që kontrollojnë më mirë.

Në Kinë janë raste të importuara nga studentë që kthehen dhe nuk është e vërtetë që virusi ka shpërthyer sërish. Po ashtu në Korenë e Jugut u dëgjua sot se ka 90 raste të reja. E vetmja mënyrë e sigurt e di të sëmundjes, është tamponi. E dimë të gjithë që në mjekësi si në çdo degë tjetër, profesionistët janë të niveleve të ndryshme. Mund të gabojmë edhe marrjen e tamponit. Edhe ne si mjek që shkojmë ta marrim, ruhemi sa më shumë. Kjo teknikë është e sigurt që duhet të mbërrish në laring, ndaj mund të gabojmë. Prandaj, ka raste që kur ka dalë negativ, nuk është gjithmonë negativ. Ka pasur raste kur ka dalë pozitiv, kurohet por rezulton sërish pozitiv.

Do të zgjasë derisa të ulet numri zero. Rastet e reja në Whan të Kinës janë të importuara dhe jo se ka shpërthyer sërish epidemia.

E di shumë mirë se të gjithë sektorët kanë probleme në këtë moment. Një gjë duhet ta kuptojmë shumë mirë, por të bëjmë një klasifikim të gjërave asnjëri prej nesh nuk vë përpara jetën. Po nuk u respektuan masat, mund të na shfaqen sërish dhe mund të na krijojë probleme të tjera. Gjëra tipike që u shfaqën në Bergamo, ishte fakti që më 15 mars u bë ndeshja e futbollit me 47 mijë vetë. Këta njerëz shkuan nëpër banesa, tek prindërit, gjushërit, prandaj u bë gjithë ajo dramë e infektimit.

Ne kur bëjmë llogari për gripim e dimë që fillon në tetor deri në mars dhe që infekton 10% të popullsisë. Po ashtu e dinimin që 2 mijë pacientë kishin nevojë për respiratorë. Por, kjo nevojë e respiratorëve ishte e shpërndarë në disa muaj. Por, nëse këta 2 mijë persona paraqiten brenda javës në Itali, kjo e kolapson sistemin. Prandaj, marrja e masave të izolimit solli rezultatin që po ndjekim. Nuk ka asnjë vend të botës që të ketë 48 pacientë në këtë moment. Të mos harrojmë respektimin e masave. Që ta fitojmë këtë luftë ndaj koronavirusin, e vetmja mënyrë është që të ruajmë veten dhe familjen. Mund të jemi shëruar, por infektojmë të tjerët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura