VIDEO/ Koreja e Veriut kërcënon me testimin e raketës me rreze të gjatë

Feb 7, 2016 | 14:34
SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut ka njoftuar testimin me sukses të raketës me rreze të gjatë vepruese mbi qiejt e Japonisë, duke e cilësuar atë si një ngjarje epokale.

Megjithatë, shteti komunist ka deklaruar se bëhej fjalë vetëm për një raketë hapësinore, e cila do të përdoret për qëllime paqësore.

Por kjo nuk i ka mjaftuar Japonisë, e cila menjëherë ka reaguar ashpër. Japonia ka thënë se do të godasë çdo raketë, e cila do të prekë qiejt e saj.

Edhe Perëndimi e sheh me skepticizëm këtë test të Koresë së Veriut, që po provokon sipas tyre tensione.

Japonia është zotuar se do të veprojë nëse i preket hapësira ajrore, qoftë edhe ushtarakisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura